Analistja Anduena Llabani zbuloi në MCN Live se gjatë takimit të Edi Ramës me drejtorët e Policisë, kryeministri u ka lënë një tjetër afat për zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Llabani tha se në Shqipëri po ndërtohen kulla me paratë e Ervis Martinajt, që janë marrë nga bizneset përmes fajdeve.
Kryeministri Edi Rama ka lënë afat për Policinë e Shtetit të zbardhë ngjarjen e zhdukjen së Ervis Martinajt. Veprimtaria e Ervis Martinajt tashmë po hetohet nga SPAK. Ka një afat tjetër të Ramës. Është një formë ultimatumi. Mos harroni që shumë ndërtesa sot në Shqipëri sot po ndërtohen me paratë e Ervis Martinajt. Për fenomenin e fajdeve askush nuk flet sepse janë përfshirë shumë biznese. Po zhvillojnë bizneset e tyre me paratë e Ervis Martinajt. Ka në ndërtim kulla që janë bërë me paratë e Ervis Martinajt. I ke në qendër të Tiranës. Ka informacione që Policia e Shtetit i ka të klasifikuara ‘top secret’ mbi të cilat po kryhen hetime. Ka qenë vjehrri ose kunati i Ervis Martinajt, ku është bërë një tjetër operacion. Ka të dhëna që bashkëshortja dhe fëmijët e tij kanë qenë në shtëpinë e Ervis Martinajt, kur është bërë operacioni i GJKKO. Kishte edhe informacione që Ervis Martinaj ka qenë në shtëpi. Ka shumë aktorë të përfshirë, nga policë, prokurorë, gjykatës. Ka pasur edhe dekonspirime. Ka edhe të dhëna që kërkesa për shpalljen në kërkim të Ervis Martinajt është bërë 2 javë me vonesë”.
Llabani foli po ashtu për kërkesën drejtuar Prokurorisë Shqiptare nga autoritetet ruse për ekstradimin nga Shqipëria të shtetases Svetlana Valervna Timoveva. Llabani thotë se nga komunikimet që ka me prokurorët e çështjes ka bindje që rusja dhe dy bashkëpunëtorët e saj janë pjesë e një manovre spiunazhi.
Në kërkesë thuhet që Prokuroria e Federatës Ruse garanton që kërkesa për ekstradim nuk është për përndjekje personale as për arsye politike. Si klauzolë kanë vendosur faktin që është akuzuar për marrje të paligjshme të sekretit shtetëror. Kanë garantuar që s’do i preken të drejtat, do mbrohet me avokat, s’do torturohet. Nuk dihet cili do jetë qëndrimi i palës shqiptare. Do shihen konventat dhe marrëveshjet. Prokuroria është në pritje të një prove të rëndësishme që ka të bëjë me analizat e aparateve të sekuestruar këtyre personave dhe kush janë objektet e rëndësisë së veçantë të filmuar. Pala ruse gjithmonë ka pretenduar që ky person s’ka lidhje me spiunazhin dhe aktivitete të dyshimta.
Ka më shumë se një muaj që këto materiale janë në laborator. Nga komunikimi që kam me prokurorët e çështjes janë të bindur që shtetasja ruse dhe dy personat e tjerë janë pjesë e një manovre spiunazhi dhe ardhja e tyre në Shqipëri ka lidhje me këtë. Fakti që i bëjnë publike fotografitë, është e vetmja alibi që ata kanë, që janë blogerë, që gjithçka mbetet në sensin e atraksionit turistik. Dy vite më parë SHISH u alarmua për blerjet nga shtetasit rusë. Investimet bëheshin në qendër të qyteteve, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë. Këtu pati një shtrëngim të këtyre shitjeve që bëheshin përmes agjencive imobiliare”.
Llabani tha se flitet që shumë shpejt hakerat iranianë do të publikojnë edhe regjistrin e pronave. Ajo vë po ashtu në dukje se persona me rekorde kriminalë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Rinasi pas rënies së sistemit TIMS.
E para që është atakuar nga ky sulm është ministrja e Drejtësisë. Flitet që shumë shpejt ata do publikojnë edhe regjistrin e pronave. Ndërhyrja në sistemin TIMS apo në të gjitha aparatet e hetimit, policitë kriminale, ka bërë që dosje sensitive për persona të inkriminuar, o janë marrë o janë fshirë. A cenon kjo sigurinë kombëtare? Mendoj që po. Në momentin që ra sistemi TIMS, kanë hyrë dhe kanë dalë persona me rekorde kriminale. Janë personazhe të shpallur në kërkim nga SPAK. Në momentin që për dy muaj s’ka funksionuar asnjë sistem, janë bërë hyrje-dalje të këtyre personazheve kaq të njohur për botën e krimit”.



