Të paktën një person dyshohet se ka humbur jetën pasi një makinë u përplas në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, raportojnë mediat lokale.

Agjencia e lajmeve “Dpa” tha se shoferi ishte arrestuar pas incidentit në qytetin lindor të Magdeburgut. Transmetuesi publik MDR tha se është konfirmuar të paktën një viktimë.
Ai citoi zëdhënësin e qeverisë lokale Matthias Schuppe të thoshte se kemi të bëjmë me një sulm. Policia tha në X se në treg po zhvilloheshin "operacione të gjera".
Policia lokale bëri me dije se aktualisht tregu është mbyllur dhe po zhvillohet një hetim mbi ngjarjen.



