Detaje të reja janë zbardhur nga policia lidhur me aksidentit e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota”.
Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit, 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe dy fëmijë) kanë ndërruar jetë.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe tre shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” I. M., F. L dhe G. S., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndohen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet të ketë viktima.
Bëhet me dije se dy automjete kanë përfunduar të copëtuara si pasojë e përplasjes së fuqishme, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga.
Deri tani një vajzë e mitur është nxjerrë nga makina e shtypur plotësisht e cila është marrë nga ambulanca dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë një tjetër person ndodhet në makinë dhe po nxirret nga mjekët e urgjencës.



