Dosja Çopja/ Bregu: Hetimi ka problematika, procesi gjyqësor duket shumë larg. Nuk do të ketë ekstradim nga Belgjika (VIDEO)

Dosja Çopja/ Bregu: Hetimi ka problematika, procesi gjyqësor duket shumë larg. Nuk do të ketë ekstradim nga Belgjika (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha se hetimet për dosjen Çopja kanë shumë problematika dhe se procesi gjyqësor duket shumë larg.

Bregu thotë, se dy anëtarët kryesorë të bandës nuk ndodhen në Shqipëro dhe se ata nuk do të dërgojnë avokatë në SPAK që të nisë hetime ndaj tyre.

Ky hetim ka problematika shumë të mëdha dhe mendoj se procesi gjyqësor duket shumë lart. Për shumë arsye, një prej tyre Franc Çopja është i arrestuar dhe i ekstraduar në Belgjikë për një krim shumë të rëndë. Belgjika nuk do e lëshonte atë për asnjë arsye. Është ekstradimi i parë që Emiratet bënë drejt Belgjikës, sapo kishin miratuar marrëveshjen e tyre në Parlament. I pari është një shqiptar, në dhjetor të vitit të shkuar. Akuza ndaj tij, është më e rënda që ka Kodi Penal belg. Nuk mendoj se Belgjika do ta sillte ndonjëherë në Shqipëri. vëllai i tij është kapur në Dubai, është futur në mënyrë të ligjshme dhe nuk ka shanse për depërtim. Dy mos qenë dy anëtarët kryesorë të kësaj bande, nuk mendoj se do të  dërgonin avokatë në SPAK dhe të fillonte procesin ndaj tyre.

Bregu tha se nuk do të lejojë që Franc Çopja ta kryejë dënimin në Shqipëri, pasi ai është kapur me grupin më të madh të drogës në Belgjikë.

Nuk mendoj se procesi do të fillojë. Të gjithë të arrestuarit e tjerë, apo ata që do të arrestohen më vonë mendoj se do të ketë proces, por ndaj bashkëpunëtorëve të tyre. Prandaj e shoh shumë të vështirë procesin, sepse njëri nëse gjendet fajtor do të dënohet më shumë se 20 vjet burg dhe nuk do të lejojë Belgjika ta kryejë dënimin në Shqipëri. Ai është kapur me grupin më të madh të drogës në Belgjikës. Një grup me 130 anëtarë, ku ka shqiptarë, marokenë, belgë.

Sipas Bregut, pronat e vëllezërve Çopja do të mbeten në statusin e sekuestros.

Pronat e tyre do të ngelen në statusin e sekuestros për një kohë shumë të gjatë këtu pasi konfiskimi nuk mund të bëhet përderisa nuk ka një vendim gjyqësor.

Bregu tha se në dosjen e Çopjave nuk ka dalë ndonjë politikan i lartë i përfshirë.

Ata që janë të arrestuar do të shkojnë direk në proces, ata që nuk janë të arrestuar dhe nuk ndodhen në Shqipëri nuk mund të jenë në proces.

Në rastin e Çopjave nuk më rezulton që ka dalë ndonjë politikan i lartë në këtë dosje. Aktiviteti i tyre është totalisht janë Shqipërisë. Ata paratë i kanë bërë për ndihmësit e tyre.

Ata i ndihmojnë që të mos kthehen bashkëpunëtoret e tyre në të penduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy