Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike që nga viti ‘90

Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike që nga viti ‘90

Ekonomia e Kinës ka shënuar rënie në çerekun e fundit të vitit 2018, duke nxitur shqetësime për ndikimin që mund të ketë ky rezultat në ekonominë globale.

Sipas të dhënave zyrtare, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ekonomia është rritur për 6.4 për qind në krahasim me 6.5 për qind sa ka qenë në çerekun e tretë.

Statistikat kanë treguar se gjatë gjithë 2018-s, ekonomia e Kinës është rritur në 6.6 për qind, njëherësh shifra më e ulët nga viti 1990.

Këto të dhëna kanë qenë të përafërta me parashikimet, megjithatë ato kanë theksuar shqetësimet e fundit për ulje të rritjes ekonomike në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Këto të dhëna kanë rritur shqetësimet edhe për ndikimin që mund të kenë në ekonominë globale, derisa lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara është konsideruar t’i ketë kontribuuar kësaj situate, raporton REL.

Më herët gjatë këtij muaji, kompania Apple ka paralajmëruar se ulja e rritjes ekonomike në Kinë mund të ndikojë në shitjet e saj.

Ndërkohë kompanitë e prodhimit të makinave dhe ndërmarrje tjera kanë folur hapur për ndikimin që ka në to lufta tregtare me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur tarifat në disa produkte kineze, duke i arsyetuar këto masa me siç ka thënë “praktika të padrejta tregtare”, të Kinës ndaj SHBA-së.

Edhe autoritetet kineze kanë vepruar njësoj, duke ngritur shqetësime për luftë tregare midis dy vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy