Personi në foto është i ndjeri Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u vra pasditen e sotme me armë zjarri në Balldre të Lezhës. 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve, ishte banor i fshatit Balldre. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga një market. Mësohet se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë person, përveç shitëses së marketit. Nuk dihet ende nëse vrasja ndodhi për motive gjakmarrjeje, por ajo mbetet një nga pistat kryesore ku është përqendruar hetimi. Vrasja e sotme vjen 3 muaj pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin, një krim për të cilin akuzohet si porositës Edmond Haxhia dhe ekzekutor një portugez.



