Shpërthen Pamela Anderson: Theresa May, kryeministrja më e keqe që mbahet mend

Shpërthen Pamela Anderson: Theresa May, kryeministrja më e keqe që mbahet mend

Aktorja Pamela Anderson nuk ia ka kursyer kritikat kryeministres Theresa May pas zjarrit të rënë në fillim të kësaj jave në Londër, ku mbetën të vdekur më shumë se 60 njerëz. Anderson është shprehur se May është kryeministrja më e keqe në historinë e njerëzimit.

Anderson e përshkroi performancën e May-t në zgjedhjet e fundit një fitore si ajo e Pirros*. Sipas yllit të “Playboy”-t, në zgjedhjet që çuan në “rrjedhjen” e vendeve në Parlament nga partia e May-t drejt laburistëve, kryeministrja fitoi por me një kosto tepër të lartë.

Në një shkrim në blogun e saj, Anderson shkruan: Theresa May arriti një fitore si ajo e Pirros. Ajo nuk u dha dorën të prekurve nga zjarri i kullës "Grenfell", ajo nuk do t’ia dijë për njerëzit e varfër, nuk do t’ia dijë për drejtësi apo paqe. Kryeministrja më e keqe që mbahet mend.

Në fakt, Anderson nuk është e para që e kritikon kryeministren britanike në lidhje me ngjarjen në kullën "Grenfell". May është kritikuar për faktin se nuk u takua me të prekurit nga kjo tragjedi dhe nuk e vlerësoi si duhet ndjeshmërinë e publikut në lidhje me këtë ngjarje.

Fitore si ajo e Pirros - shprehje që e ka origjinën nga beteja e Pirros së Epirit me romakët në vitin 208 p.k., një luftë e fituar por me një kosto të pazëvendësueshme për ushtrinë e tij. / The Independent / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy