Një zëdhënës i Aeroportit të Shannon tha se nuk do të ishte e përshtatshme që aeroporti të komentojë, ndërsa hetimi i IAA është në vazhdim.

Autoritetet e Aviacionit në Irlandë po hetojnë pas raportimeve për disa drita të ndritshme dhe UFO në brigjet jug perëndimore të Irlandës.
Raportimet nisën në orën 06: 47 me orën lokale të së premtes 9 nëntor kur pilotjae British Airways kontaktoi pikën e kontrollit të trafikut ajror Shannon
U kërkua të mësohej nëse ishin ushtrime ushtarake në zonë pasi ishte diçka që lëvizte shumë shpejt.
Por kontrollori i trafikut ajror informoi se nuk kishte ushtrime të tilla.
Pilotja e cili fluturonte nga Montreal në Heathrow tha se "ishte një dritë shumë e ndritshme e cila i kishte dalë avionit në anën e majtë dhe më pas ishte zhdukur me shpejtësi në veri"
Ajo kishte mbetur e habitur nga ajo çfarë mund të ishte, por shtoi se nuk dukej se kishte qëllim përplasjen.
Një tjetër pilot nga një Virgin Airline njoftoi se mund të kishte qenë një meteor ose ndonjë objekt që kishte rihyrë në atmosferën e tokës.
Ai tha se kishin qenë disa objekte të tjera të cilët kishin ndjekur të njëjtën trajektore dhe se ata ishin shumë të ndritshëm.
Piloti tha se pa "dy dritat e ndritshme" mbi të djathtën që u ngritën me shpejtësi.
Një pilot tjetër tha se shpejtësia ishte shumë e madhe, si Mach 2- e cila është një shpejtësi dy herë më e madhe se e zërit
Nisur nga këto raportime Autoriteti i Aviacionit irlandez bëri një raport, hetimet e të cilit do të jenë shumë hermetike.
Apostolos Kristou, një astronom nga Observatori dhe Planetariumi i Armaghut, tha se pilotët e panë se ndoshta ishte një copë pluhuri që hyri në atmosferën e tokës me shpejtësi shumë të lartë.
Astronom tha se nëntori ishte një muaj shumë aktiv për një aktivitet të tillë.
"Po ashtu duket se ka pasur pjesë që vijnë nga objekti dhe fluturojnë pas aeroplanit, kjo është edhe ajo që do të prisni nëse ishte një shkëmb veçanërisht i madh nga hapësira që goditi atmosferën, do të kishte tendencë të fragmentonte".
Një zëdhënës i Aeroportit të Shannon tha se nuk do të ishte e përshtatshme që aeroporti të komentojë, ndërsa hetimi i IAA është në vazhdim.



