Kompania kapet në shkelje, prishet kontrata për Bypass-in e Fierit dhe Vlorës

Kompania kapet në shkelje, prishet kontrata për Bypass-in e Fierit dhe Vlorës

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka hequr të drejtën e vazhdimit të punimeve për by passin e Fierit dhe të Vlorës kompanisë “Serenissima”.

Televizioni Klan ka siguruar letrën që Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve i ka nisur krerëve të shoqërisë, ku i shpjegon arsyet e ndërprerjes së kontratës. Letra ka shkuar për dijeni edhe pranë ministrit të Transporteve, atij të Financave, zyrës së Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane të Investimeve si kreditor i projekteve. Në mënyrë të paprecedentë kompania jo vetëm që nuk ka zbatuar afatet e kontratës, por vonesat në ndërtimin e rrugës janë të konsiderueshme.

“Nenet e kontratës shprehen qartë se punimet për rrugën tashmë duhet të ishin drejt përfundimit në masën 75%, ndërsa ju keni avanacuar me 12%, duke e bërë të pamundur afatin e mbarimit të saj që është 13 tetori i vitit 2017-të” thuhet në letër.

Në këtë shkresë, kompanisë i përmenden angazhimet e saj për të përfunduar rrugën në afat dhe mbledhjet e gjata me përfaqësues të shtetit, të cilat deri më sot nuk ndryshuan asgjë në fatin e dy By Pass-eve. “Edhe pse e keni shprehur vullnetin tuaj në letra, ju dështuat të përmbushni detyrimet në kontratë” thekson Autoriteti Rrugor.

Në fund kompanisë i lihet afat 14 ditë për të bërë mbylljen e dokumentacionit dhe të largimin nga kantieri. Në të gjithë këtë histori, nuk thuhet asnjë fjalë për nënkontraktorët e firmës Serenissima që punuan për llogari të saj në këto akse dhe pretendojnë se shoqëria italiane u ka 17 milion euro detyrime. Italianët kanë marrë për të përfunduar dy by-passet 80 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy