Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, DASH: Vlerat demokratike, paqja dhe përparimi ekonomik, themeli i këtij partneriteti

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, DASH: Vlerat demokratike, paqja dhe përparimi ekonomik, themeli i këtij partneriteti

Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, një mesazh ka ardhur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

DASH thekson se “ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm.

Më tej në mesazh theksohet se në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në vitin 2022. Pavarësisht ndërprerjeve të këtyre marrëdhënieve gjatë shekullit të kaluar, dy vendet tona krijuan lidhje të forta, tejkaluan konfliktet dhe vështirësitë dhe u shfaqën si aleatë dhe miq të ngushtë. Me këtë histori në mendje, ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm. Në rrënjët e dy kombeve tona është përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe përparimit ekonomik, të cilat janë themeli i këtij partneriteti të qëndrueshëm. Këto prioritete janë të pasqyruara në motivet e 100-vjetorit: Miqësia, Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy