
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 21 qershor mandatin e deputetes së ish-ministres Olta Xhaçka.
Më 11 prill Kuvendi vendosi të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.
Kujtojmë që çështja u ridërgua në Kushtetuese nga 44 deputetë të grupimit të PD-së së Rithemelimit.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën kërkoi marrjen në shqyrtim me urgjencë të çështjes.
Xhaçka ishte ministre e Jashtme kur Komiteti i Vendimeve Strategjike miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.



