
Deputeti demokrat Luciano Boci nga studio e lajmeve në MCN TV ka bërë përgjegjës të aferës së korrupsionin kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se duhet të mbajë përgjegjësi edhe pra drejtësisë.
Ndërsa lidhur me bojkotin e bërë sot në komiasionin hetimor, Boci tha se një veprim i tillë i shkon opozitës, por sipas tij të bojkotojë një maxhorancë do të thoptë që ata bojkotojnë pushtetin e vet.
Ka të bëjë me filozofinë e qeverisjes, njerëzit që i binden urdhrave të Ramës. Ai sillet në mënyrë dhelparake, në vendimet e qeverisë ai delegon firmë që të jenë ato firmosës, e gjithë përmbajtja e sjelljes synon që hetimi parlamentar apo penal të mos shkojë te koka, te kryeministri. Kemi pasur shumë pengesa për rregulloren, pengesa të mbledhjes së të dhënave të cilat u kolauduan dhe shfaqen. Që të bojkotojë një opozitë është diçka e ndodhur shpesh, sepse opozita e ka si armë bojkotin, por maxhoranca nuk mund të bojkotojë. Por duke mos pasur argumente realizojnë bojkotin e pushtetit të vet, degradim i plotë.
Nuk kanë armë të tjera dokumentet e kërkuara ato që ne disponojmë të çojnë te Edi Rama. Nuk është komisioni, por Rama që ka kryer krimin e inceneratorëve dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi penale para drejtësisë. Bashkohem në finale nuk është vetëm Lefter Koka, por kreu i qeverisë që ka përdorur gjithë armaturën e vet politike për realizimin e kësaj skeme dhe tani që ndodhet në situatë të vështirë përfshin emra të tjerë. Por i vetmi përgjegjës është Edi Rama.
Ndërsa lidhur me situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partias Demokratike, Boçi tha se kjo nuk ka ardhur rastësisht, pasi sipas tij kriza ishte e akumuluar pas çdo humbje. Ai u shpreh se aktualisht nuk ka aksion opozitar dhe se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve.
Ka një proces dhe jo përçarje. Ka tendencë për ta zyrtarizuar procesin e rithemelimit të PD. Gjërat duhen parë përtej emocioneve politike. Vërtet ka diferenca dhe deklarata që duhen marrë në vlerën momentale. Nëqoftëse ka një konflikt është konflikti midis lidershipit dhe anëtarësisë. Kjo që ka ardhur është proces nuk shpërtheu, kriza ishte aty e akumuluar, humbje pas humbje, dhe kjo ka rrëzuar pikët e lidershipit. Partitë politikë funksionojnë si shoqëri aksionere.
Aktualisht nuk ka aksion opozitar, nuk ka opozitë sepse anëtarët janë të zemëruar me lidershipin dhe kjo zgjidhet shumë thjeshtë. Situata është shumë më e thjeshtë. Është kërkuar nga anëtarësia të bëhen zgjedhje në PD. Ne nuk kërkojmë vulën por një zgjidhje. Berishën mund ta përjashtoj, por mbetet anëtar dhe ka të drejtë të hyjë në seli. Ajo që duhet të bëjmë është ta çojmë përpara PD, ta zgjerojmë dhe jo të bëjmë luftën me anëtarësinë. Kjo nuk është drejtimi i duhur. Kërkohet garë politikanësh e vërtetë sepse ata kanë përgjegjësinë për të mos u përçarë PD.



