
Astronautët të cilët do të udhëtojnë drejt Hënës do të kenë mundësi të komunikojnë me personat e tyre të dashur në rrjetet sociale si WhatsApp dhe të shohin filma në Netflix.
Mediat e huaja shkruajnë se firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur përdorimin e internetit rreth Hënës deri në vitin 2028.
“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”, tha Nick Shave, zv.president i programeve strategjike të Inmarsat.



