“Shtëpia e Lirisë”, Curri: Meta po i kthen nderin e vjetër Berishës kur i doli videoja me Priftin

“Shtëpia e Lirisë”, Curri: Meta po i kthen nderin e vjetër Berishës kur i doli videoja me Priftin

Analisti Arjan Curri u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se koalicioni i LSI dhe Grupimit të Rithemelimit po shpëton kauzën e Sali Berishës.  Sipas tij, Meta po i kthen “nderin” Berishës për videon që i doli me Dritan Priftin.

Ndërkohë lidhur me kandidatët që do të ketë “Shtëpia e Lirisë” në këto zgjedhje, Curri u shpreh se nuk ka kuptim që të ketë 2-3 kandidatë, por sipas tij do të ketë vetëm një kandidat dhe ai do të jetë nga Grupi i Rithemelimit.

“Kandidatët janë të përbashkët. Primaret janë teknikalitete ligjore që ka gjetur Berisha dhe Meta, por ligji zgjedhor nuk lejon paraqitjen e kandidatëve të pavarur deri ne 1 muaj para zgjedhjeve. LSI ka ofruar ombrellën për të strehuar kandidatët e PD. Nuk ka kuptim të kenë 2-3 kandidatë dhe të Berishës dhe LSI. Duket se Meta po i kthen nderin e vjetër Berishës kur i doli videoja me Dritan Priftin.  Meta ka një moment tani shpëton kauzën sepse ndryshe do të vdiste. Thelbi është që Meta shpëton Berishën nga mbytja sepse nëse nuk do të ishin zgjedhjet e pjesshme lokale ndikimi i Berishës te kandidatët do vinte duke u zbehur. Meta me këtë lëvizje të zgjuar kishte mundësinë të shpallte zgjedhjet e pjesshme lokale. Këto zgjedhje janë tregues se kush e ka realisht PD-në.”, u shpreh Curri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy