Bomba në Kiev, goditet qendra tregtare, në Sumy rrjedhje në një impiant kimik

Bomba në Kiev, goditet qendra tregtare, në Sumy rrjedhje në një impiant kimik

Një tjetër natë bombardimesh nga ana e rusëve në Ukrainë, në ditën e 26-të të luftës. Bomba të shumta goditën Kievin dhe rajonin verilindor të Sumy, ndërsa sirenat e alarmit anti-ajror ranë sërish në të paktën gjashtë rajone.

Në kryeqytetin ukrainas, bombat goditën disa shtëpi dhe një qendër tregtare në lagjen Podil, në të cilën shpërtheu një zjarr i madh çka kërkoi ndërhyrjen e 11 ekipeve të zjarrfikësve, ku si pasojë e sulmit humbën jetën të paktën 6 persona.

Në rajonin e Sumy, i cili u vu në shënjestër nga agresorët rusë, pati një rrjedhje amoniaku nga një fabrikë kimike. Për rrjedhojë autoritetet dhanë alarmin për dy fshatra në distancë 2.5 kilometrave nga vendi, duke u rekomanduar banorëve që të marrin masa paraprake.

Ndërkohë, mbrëmë Kievi refuzoi kërkesën e Moskës për dorëzimin e qytetit të Mariupolit. “Dorëzimi nuk është një opsion nga Ukraina”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

E ndërsa për sot pritet rifillimi i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës në formatin online, diplomacia ndërkombëtare vazhdon të ofrohet. Zvicra është shprehur e gatshme të presë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, ose në çdo rast të ndërmjetësojë.

“Armët do të ndalin së shpejti”, tha presidenti zviceran Ignazio Cassis, i cili pritet të shkojë sot në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës. Ndërkohë edhe Presidenti amerikan, Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë të premte. Presidenti amerikan do të takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda në Varshavë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy