Imuniteti i Xhaçkës/ Koçi: Lojë e opozitës që përdori çështjen kushtetuese si penale, s’ka konflikt interesi

Imuniteti i Xhaçkës/ Koçi: Lojë e opozitës që përdori çështjen kushtetuese si penale, s’ka konflikt interesi

Petro Koçi deputeti i PS-së në emisionin ‘Bilardo’ në MCN  ka komentuar lidhur me imunitetin e Olta Xhaçkës për të cilin u shpreh se deputetja nuk po shkon përballë drejtësisë dhe se kjo është një çështje kushtetuese.

Ai tha se këtë lojë e bëri opozita, duke e trajtuar çështjen si penale dhe se kjo s’ka lidhje me mandatin, në raportin që ajo ka me biznesin e bashkëshortit është çështje më shumë teorike.

Sipas tij opozita gjykon se aty ka një aferë dhe korrupsion, por koncepti është tjetër gjë dhe kjo e dëmton kulturën qoftë juridike dhe publike në raport me politikën sepse ngatërrohet keku me byrekun.

Unë për vete sa i përket çështjes nga e cila ka buruar e gjithë retorika kundër korrupsionit sigurisht mendoj se ajo duhet hetuar drejt dhe me objektivitet pa marrë parasysh se kujt i përket.

Nuk kam asnjë lloj frene ta përdor meqë këtu ka të përfshirë kolegë që janë të PS, por rasti që po flasim nuk ishte se ka nisur një çështje penale për  Xhaçkën dhe i duhet imuniteti, deputetja nuk po shkon përballë drejtësisë, kjo është një çështje kushtetuese.

Këtë lojë e bëri opozita, duke e trajtuar çështjen si penale, por ajo është kushtetuese. S’ka lidhje mandati, në raportin që ajo ka me biznesin e bashkëshortit është çështje më shumë teorike. Nuk është çështje penale por kushtetutshmërie.

Pretendimet e opozitës nuk është se bien në rast se kjo çështje do të shkonte në gjykatë, do të ishte e padenjë për politikën po të nisej nga parimi me ç’të keqe ka, unë nuk gjykoj se kjo ka të bëjë me dinjitetin e vërtetë. Nëse institucioni ecën me këtë logjikë atëherë s’ka kuptim, nuk shkon kështu.

Kështu që për shkak se gjykata kushtetuese ka marrë një vendim që thotë se parlamenti të na e dërgojë bën njëlloj urdhërimi dhe këtu ka një problem, sepse kuvendi nuk është institucion me në person por me mbi 100.

Ti mund të urdhërosh një organ ekzekutiv, por në rastin e kuvendit ai është me votë që do thotë që gjykata kushtetuese duhet të më urdhërojë mua të votoj me patjetër, kjo është e pamundur sepse kuvendi e shqyrton çështjen, s’ka një rol procedural të mirëfilltë.

Unë duhet të nisem nga bindja ime nëse duhet të votoj pro, apo kundër dhe unë kam votuar kundër sepse gjykoj se nuk ka konflikt interesi, por nuk mbroj çështjen që brenda mund të jetë shumë komprometuese.

Konflikti i vetë interesit duhet të jetë shumë i pastër. Kushtetuta ka një problem në gjykimin tim, ka lejuar bashkëshortët e deputetëve të bëjnë biznes, i bie tani që të gjithë janë në konflikt interesi. Në rastin konkret konflikti duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe jo indirekt.

Për shkak të mënyrës se si e përdori opozita çështjen, e kupton se ka një bindje por ato terma të përdorura atje janë dhe s’mund ti bësh kaq shumë presion një njeriu dhe aq më tepër një gruaje.

Opozita u përpoq që të gjithë çështjen ta trajtonte si çështje penale, kur ajo nuk është fare kështu. Ata gjykojnë se aty ka një aferë dhe korrupsion, nuk presim ne kokën tonë për ata le ta përdorin për retorikë, por koncepti është tjetër gjë dhe kjo e dëmton kulturën qoftë juridike dhe publike në raport me politikën sepse ngatërrohet keku me byrekun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy