
Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, për takimin e djeshëm në Bruksel pa rezultat mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se ishte e pritshme.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se ajo që mbeti pikëpyetje, është se cili ishte propozimi i Josep Borrell, i cili tha se ka propozuar që gjërat të shkojnë paralel por Kryeministri Kurti nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Sipas tij, nuk guxohet që gjërat të bëhen njëra para tjetrës që dialogu të ketë sukses dhe se plani franko-gjerman parashikon njohjen de facto dhe de jure të Kosovës, me më shumë autonomi të komunave serbe.
Vuçiç ngul këmbë te asociacioni, ndërsa Kurti ngul këmbë për njohjen pastaj flasim për të tjerat, pasi secili ka frikë se pala tjetër do të mashtrojë.
Ndaj bërja e tyre në të njëjtën ditë është e vetmja mënyrë që realizimi i planit franko-gjerman të jetë i suksesshëm.
Nga ajo që duket nga deklaratat e mëpasshme të të trija palëve ka kundërshti, përderisa Borrell thotë se ka propozuar që gjërat të shkojnë paralelisht, nuk është publikuar një plan i tillë.
Ndërsa Kurti kishte propozuar një gjë hap pas hapi, që duke një rrjedhë korrekte dhe të akuzohesh pse po kundërshton, kjo duket diçka absurde, sepse asnjëri nuk e mohoi që Kurti nuk e ka propozuar një gjë të tillë.
Mbetet të dyshojmë në diçka tjetër shumë ogurzezë.
Kur diplomatët japin deklaratat kontradiktore dhe akuzojnë palën jo të fajshme, kjo tregon një skenar lufte, e cila është shumë lehtë e mundshme në kohën kur Rusia është e zënë në luftën në Ukrainë dhe Perëndimi dëshiron ta fusë në gjirin e vetë, ndërkohë që Serbia nuk po dorëzohet dhe kur përpjekjet e amerikanëve janë shumë mikluese ndaj Serbisë, si ambasadori Hill në Beograd, i cili duket si miku më i mirë i Serbisë.
Por kjo akoma nuk ka një rezultat të dukshëm, atëherë paralel perëndimi, në radhë të parë SHBA, si shteti udhëheqës i Perëndimit, mund ta fusin në grackë Serbinë, duke e nxitur ta sulmojë Kosovën, me gjasë që më pas NATO ta sulmojë Serbinë.
Ky është një skenar shumë i mundshëm, duke parë akuzat që po i bëhen Kosovës. Është tepër urgjente zgjidhja e konfliktit me Serbinë, ndërkohë që gjysma e kombeve të botës kanë njohur Kosovën.
Ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk e kanë njohur. Por është e rëndësishme për një vend të njihet nga vende që janë në Këshillin e Sigurimit.



