
Një prej erëzave më të dashura mund të jetë një armë e vërtetë në luftën kundër obezitetit. Aldehidi cinamik, ndryshe vaji esencial që i jep kanellës aromën e saj karakteristike, përmirëson metabolizmin, duke ndikuar direkt në qelizat e yndyrës, që njihen si adipocite.
Kanella ndikon në nisjen e një procesi të djegies së energjisë që quhet termogjenezë.
Për të arritur në këtë përfundim, Universiteti i Miçiganit testoi adipocite të marra nga njerëz të etnive, moshave dhe peshave të ndryshme.
Por përtej ndikimit pozitiv në rënien në peshë, studiuesit nuk ofrojnë shumë për momentin. Ata sugjerojnë që përpara se t’i mbushni ëmbëlsirat e festave me kanellë për të mos u shëndoshur, duhen studime të tjera për të zbuluar cila është mënyra më e mirë për të shfrytëzuar benefitet metabolike të saj pa efekte anësore.



