Shpërthimi i fishekzjarreve në një tempull në Indi shkakton 150 të plagosur

Shpërthimi i fishekzjarreve në një tempull në Indi shkakton 150 të plagosur

Mbi 150 persona mbetën të plagosur, dhjetëra me djegie të rënda, nga shpërthimi i një magazine me fishekzjarre në tempullin Kasaragod në shtetin indian të Kerala.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një rituali nate, ku po merrnin pjesë mijëra besimtarë.

Shpërthimet e shkaktuara nga rënia e disa shkëndijave në magazinë e cila ndodhej pak metra larg rrethimit ku festohej riti, e shndërruan zonën në një vatër masive zjarri, duke krijuar panik tek besimtarët.

Shumë prej tyre u plagosën nga përplasja ndërsa përpiqeshin të arratiseshin.

Autoritetet bëjnë të ditur se kanë ndaluar përgjegjësit e tempullit, të cilët nuk kishin autorizim për të përdorur fishekzjarrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy