Bananet janë shumë të shijshme, por përveç kësaj ka edhe një varg përfitimesh shëndetësore që vinë nga konsumi i tyre.
Parandalojnë humbjen e kalciumit:
Duke parandaluar humbjen e kalciumit, bananja i kontribon eshtrave dhe dhëmbëve që të jenë më të shëndetshëm dhe më të fortë.
Rrit funksionin e trurit:
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është i dobishëm për aktivitetin e duhur të trurit duke rritur aftësitë njohëse dhe arsyetuese, transmeton lajmi.net
Ndihmon në parandalimin e kancerit të veshkave:
Kalciumi parandalon formimin e gurëve në veshka, të cilët mund të qojnë në kancer.
Lufton aneminë:
Bananja përmban shumë hekur – që është mjaftë efektiv në rritjen dhe forcimin e gjakut si dhe luftimin e anemisë.
Ndihmon tretjen:
Bananja mund të ndihmojë shumë sistemin e tretjes e sidomos kontribon në kontrollin e lëvizshmërisë së zorrëve.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak:
Bananet janë shumë të mira për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti sepse rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Ju mbron nga sulmi në zemër:
Vitaminat tek bananja janë të dobishme për zemrën dhe kështu rregullojnë punën e saj. Konsumi i tyre i rregullt parandalon rrezikun e sulmeve.
Lufton depresionin:
Kur konsumoni banane tripofani konvertohet në serotoninë e cila luan rol të rëndësishëm në disponimin tuaj.
Ju ndihmon ta luftoni inflamacionin:
Përmbajtja e lartë e vitaminës B6, lufton inflamacionet e nyjeve. Gjithashtu konsumi i bananeve lufton diabetin e tipit II dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.
Rrit nivelin e energjisë:
Bananja rrit nivelin tuaj të energjisë. Pra, këshillohet që para se të shkoni në palestër ose në vrapim të hani dy banane.



