Një 25-vjeçar u arrestua në Tiranë për prodhim dhe shitje drogërash. Diklen Vata u vu në pranga në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, ku gjatë kontrollit iu sekuestruan disa doza kokaine.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan shtetasin : - Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës "Bajram Curri", i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : - 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë. - 3 aparate celularë - mjeti i markës "Rover" Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.



