Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Stefanos Gikas, thotë se prishja e ndërtimeve të minoritetit grek në Dhërmi mund të ndikojë në çështje me rëndësi si anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
"Kam frikë se qeveria shqiptare për kontestimin e pronësisë dhe shkatërrimin e pronës që i përket anëtarëve të minoritetit grek, edhe pa pritur për vendimet përfundimtare gjyqësore të gjykatës, nuk e kupton seriozitetin dhe ndikimin e operacioneve të saj, kryesisht në çështjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Siç e dimë, mbrojtja e të drejtave të pakicave, e cila është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurisë së pjesëtarëve të pakicave, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së, është parakusht thelbësor për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, ka thënë ai.



