Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Nuk garoj me askënd para 24 korrikut

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Nuk garoj me askënd para 24 korrikut

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit u shpreh sot se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, do të këtë edhe Presidentin Meta, me popullin e 2 marsit.

Kreu i Shtetit i quajti deklaratat e Ramës, si kurthe diletantësh dhe u shpreh ai nuk do të jetë në asnjë garë politike para 24 korrikut, ballafaqimi me të mund të bëhet pas kësaj date.

“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill. Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt.

Nuk kam asnjë koment për këto deklarata, shpresoj që t’i shkojë mirë konsulta me qytetarët. Unë e kam me popullin e 2 marsit në momentin e duhur. PS e favorizuar në zgjedhje? Janë çështje që nuk më takojnë mua por qytetarëve. Pas vendimit, mosvendim të GJK për çështjen e zgjedhjeve, unë besoj se qytetarët duhet të tregojnë vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje. Forca e tyre në demokraci është vota. Unë do i drejtoja drejt kandidatëve më të mirë dhe me më integritet. U takon qytetarëve të vendosin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy