Afera e inceneratorit të Tiranës/ Zhabina: KLSH evidenton probleme, MF nuk paraqet shumën e investuar nga kompania (VIDEO)

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Zhabina: KLSH evidenton probleme, MF nuk paraqet shumën e investuar nga kompania (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për aferën e inceneratorit të Tiranës, theksoi se raporti i KLSH-së evidentoi probleme. 

Zhabina ngre pyetjen pse nuk është negociuar për uljen e çmimit 29 euro për ton që paguajnë ende qytetarët, ndërkohë që nuk kryhet incenerimi i mbetejeve. Ai vë në dukje se Veliaj është njeriu që dha OK-in për kontratën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak. Zhabina thotë se nuk mund të konfirmojë nëse ka një masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, por shton se hetimi për çështjen është në limite.  

Në fakt është një raport i KLSH që e ka nxjerr këtë problematikë. Edhe pse një koncesion me kaq shumë probleme, me dyshime të larta për korrupsion në këtë kontratë PPP, sërish ky koncesion vazhdon të marrë pagesa në mënyrë të rregullt, aq më tepër kur flasim për një incenerator që nuk ekziston, 29 euro për ton, ku përfshihet edhe incenerimi, ku në fakt aty bëhet vetëm grumbullimi i plehrave, që s’janë vetëm të qarkun e Tiranës, sjell mbetjet bashkia, Durrës, Shijak, etj.

Është një biznes nga më fitimprurësit në vend! Ky koncesion vazhdon të ketë problematikat e veta. KLSH thotë në raport që paraqiten pak të dhëna për kontratën koncesionare. KLSH thotë që nga Ministria e Financave nuk paraqet shumën e investuar deri tani nga kompania, dhe nëse kjo shumë është në përputhej me kontratën. Është terr informativ dhe një përgjigje të tillë për momentin mund ta marrim vetëm nga SPAK, që po e heton këtë çështje, por s’ka ende konkludim të saj.

Është një nga bizneset më fitimprurëse. Dherat janë një aferë tjetër korruptive, që s’përfshihen në kontratën koncesionare, dhe s’e dimë nëse SPAK po e heton apo jo. Ka pasur diskutime, biles edhe lajme për një masë ndaj Veliajt, por deri në këto momente nuk konfirmoj që ka një masë sigurie ndaj Velaijt. Bashkia dhe kryetari kanë dhënë konfirmimin dhe OK-in e parë për firmosjen e kontratës. Më pas sa i takon mënyrës si është menaxhuar, pjesës së dherave, kemi parë emaile të zyrtarëve të bashkisë, që tregojnë se ata kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodh. Bashkia e Tiranës është klienti kryesor i këtij biznesi dhe një pjesë e madhe e parave dalin nga buxheti i bashkisë.

Zanafilla e kësaj historie është në 2017-ën, ku kryetari i bashkisë së Tiranës i ka dhënë OK-in kontratës duke mos pyetur Këshillin Bashkiak. Pse nuk është negociuar për të ulur çmimin 29 euro për ton, ndërkohë që s’bëhet incenerim. Hetimi për këtë çështje është në limite, pasi ka katër vite që ka nisur. Kompania koncesionare është e sekuestruar. Sërish ka mundësi për abuzim, pasi personi që monitoron punën e inceneratorit është i ndikueshëm, dhe janë para që s’po jepen për incenerim, por vetëm për grumbullim".

Duke folur për aferën e sterilizimit, Zhabina tha se “me kaq sa ka hetuar SPAK-u nuk është se e ka prekur korrupsionin”. Ai shtoi se kjo ngre pikëpyetjen nëse po hetohet në mënyrën e duhur kjo çështje. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy