Kriza politike, ja delegacioni që vjen në Tiranë për negociata

Kriza politike, ja delegacioni që vjen në Tiranë për negociata

Delegacioni që mbërrin të hënën do të kryesohet nga zv/presidenti i PPE, David McAllister dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan nuk do të jetë pjesë e këtij delegacioni për shkak të angazhimeve të tjera të tij, ndërkohë që kancelarja Angela Merkel pritet të dërgojë një përfaqësues të lartë të shtetit. Delegacioni do të jetë një mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual politik dhe për të arritur një marrëveshje që do t’i lejojë opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhje.

Që prej mesit të shkurtit, mbështetësit e opozitës të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë bllokuar bulevardin kryesor të Tiranës dhe kanë organizuar demonstrata përpara zyrave të Kryeministrisë. Ky bojkot i opozitës ka penguar gjithashtu edhe reformën gjyqësore, e cila u miratua unanimisht vitin e kaluar. / ORA /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy