Valteri: Nuk hapen negociatat nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë

Valteri: Nuk hapen negociatat nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka deklaruar se negociatat në Shqipëri nuk do të hapen, për aq kohë sa nuk do të çohen para drejtësisë të korruptuarit. Kur flet për të korruptuar, e ka fjalën për deputetin Damian Gjiknuri, se ka vjedhur vota "me shokë".

"Kapja e shtetit është gangrena e ekonomisë shqiptare, pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do jetë një vend që nuk do të pëlqehet nga investimet e huaja dhe kjo për shkak të korrupsionit më qeveri, kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet te të fortët, krimi dhe oligarkia. Prandaj Shqipërisë i shtyhen negociatat. S'mund të hapen negociata sado Damian Gjinkuri qëndron i patrazuar në Kuvend dhe bëjnë marrëveshje me PD, ka shkaktuar tërmet kudo, ta mbledhim mendjen se s'mund të integrimi në BE pa xçuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë. Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej kushteve është që të korruptuarit të cohen para drejtësi, Basha ,Rama nuk ka asnjë interes që vendi të integrohet në BE. Dhe kur shkojnë ato dhe rregullojnë dhëmbët i bëjnë në klinika europian, nëse realiteti shqiptar është gjithnjë dhe më i larguar nga Europa. Dimri i dytë erdhi dhe shumë prej jush janë në çadra, Zoti na dhëntë forcë".

08:18h- Kuvendi voton sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën plenare në të cilën do të votohet për përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n.

Nga mazhoranca do të jenë anëtarë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj.

Ndërkohë që nga opozita parlamentare do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Mësohet se komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe në seancën e sotme plenare do të miratohen emrat e 9 anëtarëve.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi krimet në luftën e Kosovës.

Ndër të tjera në Kuvend do të diskutohet dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit.

Seanca plenare nis punën në ora 10.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy