
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter ka theksuar se duhet të vijojë zbatimi i Reformës Zgjedhore.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është diçka e shkëlqyer të shohësh shumë të rinj shqiptarë me flamurin shqiptar që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.
Ne urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për gjyqtarë dhe këshilltarë, 277 kandidatëve për 100 vende për këtë it të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duar të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe Bashkimin Europian në anën e saj. Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të mediave”, shkruan Soreca.




