Beogradi paralajmëron "betejë" midis Thaçit e Daçiçit në Magadskar

Beogradi paralajmëron "betejë" midis Thaçit e Daçiçit në Magadskar

Në Magadaskar nga 22 deri më 26 nëntor mbahet samiti ndërkombëtar i Organizatës së Frankofonisë.

Në këtë samit pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe përfaqësues vendesh të tjera, ndër ta edhe Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë. Po ashtu është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentit të Francës, François Hollande, transmeton Koha.net.

Mediet e Beogradit kanë paralajmëruar se Ivica Daçiç do të bëjë përpjekje për të penguar njohje të reja të Kosovës, për çka sipas tyre udhëton atje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë samit marrin pjesë 80 delegacione vendesh anëtare dhe vëzhguese të botës, ose një të tretën e vendeve anëtare të OKB-së. Ato po ashtu përdorin frëngjishten si gjuhë të vendit, zyrtare ose në komunikim ndërkombëtar.

Madagaskari, mikpritës i samitit, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. 
Serbia përfaqësohet në këtë organizatë si vëzhguese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy