Britanikët mbushin rrugët në protestë për marrëveshjen e Brexit: T’i jepet fjala popullit

Britanikët mbushin rrugët në protestë për marrëveshjen e Brexit: T’i jepet fjala popullit

Rreth 670 mijë britanikë dolën dje në një marshim në Londër për të kërkuar një referendum të dytë në lidhje me marrëveshjen me Bashkimin Europian për Brexit-in. Shifrat u bënë të ditura nga organizatorët e manifestimit, Vota e Popullit, të cilës i referohet BBC-ja. Megjithatë, kjo shifër nuk është zyrtare dhe Skotland Jard-i është limituar duke thënë se nuk kanë mundur të numërojnë pjesëmarrësit në marshim. 

Marshimi i mbajtur në kryeqytetin britanik kishte për qëllim të kërkonte një referendum në lidhje me marrëveshjen finale me Bashkimin Europian për largimin e Britanisë nga Blloku. Mes figurave të njohura që mbajtën fjalën në tribunë ishte edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan.

“Kur britanikët në vitin 2016 votuan për referendumin e Brexit-it, askush nuk u kishte folur për rrezikun e një marrëveshjeje të munguar me BE-në”, tha Khan. “Ne nuk po kërkojmë një referendum të dytë apo të tretë, por po ngremë zërin për të thënë se pjesa më e madhe e premtimeve të bëra dy vjet më parë nuk janë konkretizuar. Askush nuk na kishte folur për një Brexit të keq apo për një marrëveshje të munguar. Në këto rrethana, gjëja më demokratike që mund të bëhet është t’I jepet popullit britanik e drejta për të shprehur mendimin e tyre nëse I pranojnë apo jo rezultatet e negociatave mes qeverisë dhe BE-së”, ka thënë Khan.

Shifra e pjesëmarrësve në tubim nuk është zyrtarizuar ende, por ajo që u pa qartë ishte pjesëmarrja e lartë. Disa flasin për rreth 250 mijë pjesëmarrës nag e gjithë Britania e Madhe, ndërsa të tjerë për rreth gjysmë milioni.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy