Barush Bregu, i njohur si krahu i djathtë i Ibrahim Lici, ka arritur t’i shpëtojë sërish Policisë së Shkodrës. Ai po udhëtonte me automjet bashkë me dy persona të tjerë, kur një patrullë policie u ka kërkuar të ndalonin. Ata nuk i janë bindur urdhrit, ndërsa gjatë arratisjes Bregu ka qëlluar me armë zjarri pistoletë për të kanosur efektivët. Autoritetet kanë arritur të arrestojnë vetëm drejtuesin e mjetit dhe një 17-vjeçar, ndërsa Barush Bregu është shpallur në kërkim.



