Historiani Paskal Milo, për zgjerimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza dhe kritikat për vrasjen e civilëve, thotë se sipas autoriteteve palestinezeve dhe vendeve arabe që i mbështesin, Izraeli e ka kaluar vijën e kuqe.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se kalimi i vijës së kuqe vjen pasi Izraeli ka nisur një para ndërhyrje ushtarake tokësore, me mjetet e blinduara në Gazë dhe kjo ka shënuar fillimin e fazës së dytë të luftimeve në Gaza, ku Izraeli shkakton bombardime masive ajrore, duke shkaktuar 8 mijë viktima palestineze, nga të cilat 3 mijë janë fëmijë.
Sipas tij, nuk po bëhet dallimi mes infrastrukturës ushtarake të Hamas dhe popullsisë palestineze dhe kjo ka krijuar një situatë shumë të rëndë dhe mungesa të mëdha me ujë dhe ushqime, por edhe medikamenetet që janë shumë jetike në këtë situatë ku ndodhet Gaza.
Ditët e fundit ka një angazhim më të madh të SHBA në rajon, jo vetëm përmes dërgimit të anijeve ushtarake, por edhe një mobilizim të infrastrukturës ushtarake, rreth e rrotull rajonit.
Ka rritje të gatishmërisë ushtarake për të qenë të gatshëm për çdo eventualitet që mund të ndodhë në fushën e betejës.
SHBA i druhen shumë në mënyrë të veçantë zgjerimit të konfliktit që do të përfshijë jo vetëm vendet e tjera, por edhe SHBA në një mënyrë a një tjetër.
SHBA goditën paraprakisht disa baza në Siri, që janë të milicisë palestineze dhe që janë të lidhura me Iranin dhe paralajmëroi Iranin se jemi në dijeni se çfarë po ndodh aty.
Irani i ka mohuar, por të gjithë kanë dyshime që Irani mbështet jo vetëm Hamasin, por edhe Hezbollahun dhe gjithë segmentet e armatosura që bëjnë lojën në Siri apo Irak.
Ka elementë për të besuar për zgjerimin e konfliktit. Aty situata mund të dalë nga kontrolli nga momenti në moment, megjithëse SHBA po shtojnë praninë e tyre ushtarake.
Por edhe për tu dërguar mesazhe të tjerëve që mos të ngatërrohen me këtë situatë që ndodhet në Gaza.
SHBA kanë kujdes që të paralajmërojnë Izraelin, që të mos zgjerojë ndërhyrjen ushtarake me dëmtimin e civilëve.
SHBA janë në një pozitë delikate se nga njëra anë duan ta mbrojnë Izraelin dhe nga ana tjetër paralajmërojnë për mos tu zgjeruar konflikti dhe angazhimi të jetë brenda disa limiteve, për të mos u rrëshqitur në një konflikt të hapur që nuk dihet se si do marrë.
Ndër të tjera Milo thotë se zgjerimi i konfliktit do të sillte një përfshirje më të gjerë të Turqisë ndaj Palestinës, por edhe ndaj aleatëve të saj, teksa për momentin shanset për armëpushim i sheh të pakta.
Është shumë e vështirë situata dhe ka një tendencë që përkundrejt këtij konflikti të përçahen edhe vendet e BE-së, pasi i lidhin një numër interesash si nafta e etj., dhe kjo u reflektua së fundmi në mbledhjen e Këshillit të Europës, por që po punohet për të arritur një gjendje më të qetësuar, po punohet.
Dhe vende si Egjipti po përpiqen të luajnë rolin e ndërmjetësit mes Izraelit dhe Palestinës.



