Arian Çani zbulon sekretin, që nuk e keni ditur për martesën e tij

Arian Çani zbulon sekretin, që nuk e keni ditur për martesën e tij

Kërkon të dijë gjithçka për të ftuarit në “Zonë e Lirë”, veçanërisht “sekretet” e tyre më të errëta dhe intime. Megjithatë, kur bëhet fjalë për jetën e tij private Arian Çani flet pak.

Moderatori i njohur ka zbuluar së fundi një detaj që ka ngritur shumë dyshime dhe aludime.

Pas performancës së Arlinda Gjonit në “Your Face Sound Familiar”, e cila ka imituar këngëtaren e njohur Artiola Toska me këngën “Mirmëngjes dashni”,  Çani ka treguar se Artiola është këngëtarja e tij e preferuar.

Moderatori i “Zonë e Lirë” ka thënë gjithashtu se nëse do të martohej një ditë, në dasmë e tij do të ftonte si këngëtare Artjola Toskën.

Kaq mjaftoi që në internet të vërshonin komentet se Çani nuk është i martuar me atë që të gjithë e njohin si bashkëshortja e tij.

Por a ishte kjo vetëm një batutë e Çanit, apo moderatori e kishte fjalën vetëm për dasmën, këtë nuk mund ta themi me siguri. Megjithatë, nuk do ishte aspak çudi që Çani të sqaronte gjithçka në daljen e tij të radhës në publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy