Brexit/  Johnson: Do të dalim nga BE-ja si Hulku

Brexit/ Johnson: Do të dalim nga BE-ja si Hulku

Kryeministri britanik Boris Johnson premton se Londra do të largohet nga Bashkimi Europian  ashtu "siç do të bënte Hulk", superheroi i gjelbër i Marvel me forcë të pakontrollueshme, ndërsa rithekson se janë bërë "përparime të mëdha" në bisedimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Në një intervistë për “Mail” në prag të takimeve të tij me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatorin e BE-së Michel Barnier, kryeministri tha se ai ishte "shumë i sigurt" për arritjen e një marrëveshjeje ”divorci” në samitin evropian më 17 tetor, në kohë për datën e caktuar të Brexit-it, 31 tetor.

Në intervistë ai e krahasoi Britaninë e Madhe me Hulkun: "Sa më shumë zemërohet, aq më shumë Hulk bëhet i fortë. Dhe ai gjithmonë arrin të shpëtojë, pavarësisht sa i burgosur duket. E njëjta gjë vlen edhe për këtë vend", shpjegoi ai. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy