Dosja e inceneratorëve/ Lela: Nga ky megaskandal, dikush do të bëhet kurban që të tjerët të vazhdojnë jetën

Dosja e inceneratorëve/ Lela: Nga ky megaskandal, dikush do të bëhet kurban që të tjerët të vazhdojnë jetën

Ka ditë që në vend ka nisur hetimi për aferën e inceneratorëve nga ana e Komisionit për Hetimin e Inceneratorëvë.

Sipas analistit Alfred Lela, duket që në krye të herës, efekti që ka tek shumica qeverisëse, hetimi për inceneratorët.

Lela, tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se duke parë abuzimin aq të madh që doli nga kjo aferë, ngelet të presim se cilat koka do të marrë me vete dhe se cili do të jetë roli i SPAk në këtë megaskandal.

Faktet ose prezunimet e fakteve janë aty të gjitha dhe duket qartazi se abuzimi është i madh, ka marrë trajtën e një megaskandali ku 430 milion €uro kanë shkuar në shumë drejtime të paditura, ndërkohë që nuk ka një vepër për to, nuk është konsumuar koncesioni i vetëm për të, dhe duket se qëllimi ka qenë për të shkuar në xhepa dhe drejtime të ndryshme. Të paktën deri tani duket se është këtu për të qëndruar dhe do ti marrë ca koka me vete, dhe për cilat koka do ti marrë, duhet të presim, dhe duhet parë se deri ku do të shkoj SPAK, me këtë aferë.

Lela thotë se historikisht në çdo aferë korruptive kryeministri i vendit, fillimisht i mbron vartësit e vet në lidhur me afera, dhe më pas i lëshon.

Nuk presim nga Rama që të dal dhe të thotë që po është shkelur në këtë rast dhe duhet të arrestohet dikush, ai reziston në fillim, dhe pastaj del e thotë që ata që e kanë ngjyer gishtin do të dënohen, në fillim i mbron dhe kur i sheh që janë të pambrojtur, i lëshon siç ka bërë tradicionalisht. Kjo do të jetë mbyllja e kësaj historie, dhe ne fund dikush duhet të bëhet kurban që të tjerët të vazhdojnë jetën. Varet se kë pushteti i madh do të bëj kokëturku, por duhet se kjo aferë do të marrë dikë me vete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy