Nga hoteli te lokali, sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë 12 milionë euro/ Dyshohen produkte krimi

Nga hoteli te lokali, sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë 12 milionë euro/ Dyshohen produkte krimi

Nën dyshimin se janë produkt i aktivitetit kriminal, sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, duke nisur hetimin ndaj dy personave. 

 

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, kanë nisur hetimet në ngarkim të shtetasit Kristi Qirici, alias Jetmir Hoxha, 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Lidhur me këtë rast, Gjykata Sarandë, me vendimin e datës 7 shtator 2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24 tetor 2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

 

-Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

 

-Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

 

Në ngarkim të shtetasit Adriatik Kalemi, 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 31 korrik, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

 

-Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

 

-Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

 

-Në Radhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

 

-Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

 

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy