Ka qenë një nga mënyrat e vetme që na ka ndihmuar të zgjohemi gjatë një viti aspak të lehtë, por kafeina tashmë ka dhe një punë tjetër dhe lidhet me industrinë e bukurisë: flokët. Ndryshe nga disa nga përbërësit e tjerë të zhurmshëm që shihni kudo në Instagram, ideja e shampove, balsamëve dhe trajtimeve të flokëve që kanë në përbërje kafeinë fshihet pas një shkence.
Çështja kryesore është se kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, sipas ekspertëve. Dhe kjo është thelbësore, sepse gjaku është ai që ushqen kokën tuaj me oksigjen dhe lëndë ushqyese që i duhen për të qëndruar të shëndetshëm. Nëse kjo nuk ndodh, gjëndrat dhe fijet tuaja të flokëve preken, duke shfaqur simptoma si, tharje, rrallim ose rënie. Ndaj produktet që kanë kafeinë mund të jenë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj.
Në lidhje me humbjen e flokëve: Kafeina natyrshëm kundërvepron me ‘Dihidrotestosteronin’, hormonin përgjegjës për të. Kafeina gjithashtu inkurajon flokët tuaj të rriten, njëlloj si bën *minoxidil, çfarë është në trajtimet popullore si Rogaine.
Pra, në thelb, mendoni për kafeinën si një produkt për kujdesin e flokëve si një formë parandalimi për problemet e mundshme dhe si një mënyrë për të patur flokë më të gjatë dhe të shëndetshëm.
Ka vetëm një paralajmërim. Produktet e kafeinës funksionojnë pasi i përdorni për rreth tre muajsh në mënyrë të vazhdueshme.
*Minoxidil është një ilaç që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe modelit të humbjes së flokëve në meshkuj dhe femra.



