Thirrjet për protesta/ Braimllari: Vendi ka nevojë pos aksionit opozitar edhe për një alternativë të qartë (VIDEO)

Thirrjet për protesta/ Braimllari: Vendi ka nevojë pos aksionit opozitar edhe për një alternativë të qartë (VIDEO)

Gjatë seancës së djeshme parlamentare, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri ftesë publike për një grevë masive.

Faktin se a do të jetë e bashkuar opozita në këtë aksion opozitar, sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, tha në edicionin e “MCN live” se janë në mbështetje të çfarëdo lloj proteste me rëndësi për qytetarët.

Sipas tij çdokush që e ndjen veten opozitar duhet të marrë pjesë.

Ne jemi në mbështetje të çfarëdo proteste që është me të drejtën e çdo qytetari, ajo që është e rëndësishme është se jemi të vetëdijshëm se ka nevojë për përmirësim por ne jemi në koordinim të qartë dhe të gjithë bashkë.

Unë gjykoj se çdo protestë është me rëndësinë e vet, që është kundër keqqeverisjes së Ramës dhe ne jemi bashkë.

Sipas Braimlarit, vendi ka nevojë pos aksionit opozitar edhe për një alternativë të qartë.

Vendi ka nevojë për një alternativë të opozitës, normalisht që vendi ka nevojë pos aksionit qeveritar, por tashmë nevojitet një alternativë që duhet të filloi qartë në vizionin e një opozite të bashkuar, në menaxhimin e gjerave që ka nevoje vendi.

Alternativa fillon qartazi nga vizioni qe duhet të ketë opozita e bashkuar ne menaxhimin e resurseve qe ka vendi. Sot kriza nuk është se Shqipëria s’ka mundësi, sot kriza është në menaxhim, sot kriza është se Edi Rama, nuk po menaxhon vendin, po i çon paratë e buxhetit të vendin në xhepat e tij. Problemi është i qartë se ne jemi përballë një keqqeverisje, dhe ne jemi në luftë më sistemin klientelist të keq menaxhimit, të abuzimit, të korrupsionit që Rama ka ndërtuar dhe për këtë biem të gjithë dakord.

Dhe ne sot, po luftojmë në një betejë frontale për të çliruar vendin nga keqmenaxhimi i tij. Unë thashë që përveç aksionit opozitar duhet edhe një alternativë.

Protesta do të ketë kudo, ne jemi një front i bashkuat, duhet përmirësuar opozita, nuk është çështje individi, është çështje aksioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy