7 Marsi/ Halilaj: Duhet të kthejmë sytë nga arsimi, sot duhet të kishte një bonus financiar për mësuesit (VIDEO)

7 Marsi/ Halilaj: Duhet të kthejmë sytë nga arsimi, sot duhet të kishte një bonus financiar për mësuesit (VIDEO)

Isa Halilaj nga Sindikata e arsimit në MCN Live duke folur për ditën e mësuesit u shpreh se duhet të kthejmë sytë nga arsimi dhe të shohim buxhetin pasi duhet një trajtim dinjitoz për ta.

Ai tha se mësuesi vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm tek fëmijët, ndërsa theksoi se kemi ende dystandartizim në arsim. Sipas tij sot duhet të kishte një bonus financiar për mësuesit pasi rrogat janë të ulta dhe mësuesit nuk bëjnë dot një jetë mesatare pasi ky profesion është i papaguar.

Duhet të kthejmë sytë nga arsimi fillimisht nga buxheti sepse lë shumë për të dëshiruar, nuk kalon 3% të GDP ndërkohë që vendet e tjera e kanë mbi 5%. Ne po shkojmë drejt rrugës së BE dhe duhet që këta fëmijë të marrin të njëjtin arsim cilësor si bashkëmoshatarët e tyre në botë, prandaj duhet të kthejmë sytë nga shkolla.

7 marsi është traditë festash për mësuesit, por problemi është ta kapim që në fillesë mësuesi është një prind i dytë dhe vazhdon të jetë po e njëjta situatë, mësuesi është një model i mirë për çdo fëmijë dhe nxënës.

Kohët kanë ndryshuar dhe ndoshta në gjithë këtë tranzicion  ka rënë ai fokusi mbi shkollën sepse dhe familja ka pësuar shumë ndryshime dhe ka problematika të veçanta dhe politika duhet të jetë e saktë në reformat që bën. Sot kemi frikshëm dystandartizim të arsimit në Shqipëri sepse ndryshe kemi kushtet e punës në Tiranë dhe ndryshe në fshatra duhet një strategji shumë e saktë për arsimin.

Më tej ai theksoi se do të ishte bukur që ministria e arsimit të bënte një dhuratë sepse nuk duhet të harrojmë se janë dy festa dhe pjesa më e madhe e mësuesve janë gra dhe buxheti duhet që të festojnë dy ditë.

Sot duhet të kishte një bonus financiar sepse janë dy festa dhe shumica e mësuesve janë femra. Gjithsesi duhet të jetë në fokus kushtet e arsimit. Kemi mësues shumë të mirë në sistem për të cilët mund të kishim dhe dekorime. Këto data mund të ishin shfrytëzuar për vlerësime pozitive reale sepse kemi mësues të shkëlqyer në sistem që i kanë kushtuar jetën arsimin.

Sot një mësues për shkak të rrogave kemi mungesë mësuesish për shkak të rrogave të ulëta pastaj në rrethe kemi problematika me mësuesit e shkencave dhe gjuhët e huaja. Sot nuk kemi mësues sepse s’ka rrogë, një rrogë mësuesi shkon diku te 660 mijë lekë të vjetra. Buxheti 5.5% e GDP që kanë bota nënkupton rroga dhe kushte të mira.

Puna me fëmijë është pjesa më e pastër e shoqërisë. Një mësues i lumtur do të thotë një fëmijë i lumtur. Mësuesit kërkojnë një trajtim dinjitoz. Vetëm në zyrën arsimore kemin174 mësues me kontrata që do të thotë se janë pa arsim përkatës, por çdo ditë e më shumë po rritet numri i mësuesve me kontrata arsyeja sepse kemi mbyllje të degëve të mësuesisë. Kemi përvoja që familje mësuesish brezi i fundit nuk bën pjesë sepse është një profesion i papaguar.

I pyetur nëse jeni pro dhuratave apo jo në këto ditë festash, Halilaj tha se paratë nuk janë dhuratë dhe në këtë aspekt do ishte më mirë të mendonte qeveria, ndërsa theksoi se dhurata nuk vlerësohet nga vlera.

Po flas për aspektin personal dhe duke qenë se jemi sindikatë dhurata është si formë respekti, respekt i ndërsjellë. Ne jemi kundër çdo abuzimi për dhurata, por dhuratat shkëmbimi i tyre është një akt vlerësimi dhe një lule është shumë e bukur.

Dhurata nuk vlerësohet nga vlera por nga xhesti, është thjeshtë një simbolikë vlerësimi, paratë nuk janë dhuratë dhe në këtë aspekt do ishte më mirë të mendonte qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy