Alarm për eksploziv në ambientet e një hoteli pranë qendrës së Tiranës

Alarm për eksploziv në ambientet e një hoteli pranë qendrës së Tiranës

Një telefonatë për vendosjen e një sasie eksplozivi parkingun e një hoteli pranë qendrës së Tiranës vuri sot në lëvizje policinë. 

“Blutë” bënë me dije se "pas kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme".

Fillimisht u rrethua zona dhe u evakuan personat në hotel.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhej:

Një alarm për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e një hoteli pranë qendrës së Tiranës. Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy