“Brigitte ka lindur mashkull!”/ Çifti Macron padit për shpifje Candace Owens

“Brigitte ka lindur mashkull!”/ Çifti Macron padit për shpifje Candace Owens

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte kanë paditur për shpifje Candace Owens, pasi kjo e fundit ka pohuar në mënyrë të përsëritur se Zonja e Parë e Francës ka lindur mashkull. 

Padia është dorëzuar të mërkurën në shtetin Delaware të SHBA-së. 

Në dokumentin ligjor thuhet se Owens ka përhapur “shpifje të pabesueshme dhe të pavërteta”. 

Candace Owens e ka përsëritur pretendimin në podcast-in e saj dhe në rrjetet sociale. 

Në mars të vitit 2024, ajo deklaroi se ishte e gatshme të vinte në rrezik “të gjithë reputacionin e saj profesional” për pretendimin se Brigitte Macron “është në të vërtetë një burrë”. 

Teoria konspirative, e cila ka qarkulluar prej vitesh në forume të ndryshme online, thotë se Brigitte Macron ka lindur me emrin Jean-Michel Trogneux, emër që në fakt i përket vëllait të saj. 

Owens e ka shpërndarë këtë teori në rrjetin X ku ka afro 7 milion ndjekës. 

Në fillim të këtij viti, ajo publikoi edhe një seri videosh me titullin Becoming Brigitte (Duke u bërë Brigitte). 

Avokatët e çiftit Macron thanë në një deklaratë se ata i kanë kërkuar disa herë Owens të tërhiqej nga këto pretendime, por ajo nuk ka pranuar.

“Fushata e saj ishte qartazi e qëllimshme për të na ofenduar dhe për të tërhequr vëmendje. Ia dhamë çdo mundësi të tërhiqej, por ajo e refuzoi këtë,” thuhej në deklaratë. 

Padia e akuzon gjithashtu Owens për shpërfillje të çdo prove të besueshme që e hedh poshtë pretendimin e saj, si dhe për bashkëpunim me figura të njohura për përhapje të teorive të rreme. 

Ndër të tjera, ajo akuzohet se ka shpifur edhe për marrëdhënien familjare të çiftit presidencial, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ata janë të afërm dhe se Emmanuel Macron është vendosur në pushtet nga një plan sekret i CIA-s. 

Candace Owens ka punuar më parë për organizata konservatore si Turning Point USA dhe platforma mediatike Daily Wire, para se të hapte podcastin e saj të pavarur në vitin 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy