Sri-Lanka: Kamera e sigurisë tregon një burrë me çantë shpine pak para shpërthimit

Sri-Lanka: Kamera e sigurisë tregon një burrë me çantë shpine pak para shpërthimit

Sipas Reuters, pamje të kamerave të sigurisë nga qeveria e Sri-Lankas shfaqin një burrë me një çantë shpine duke hyrë në kishën e Shën Sebastianit në Negombo të dielën e Pashkëve, disa minuta para shpërthimit.

Pamjet kane tërhequr vëmendjen, pasi shumë media po e lidhin burrin me shpërthimin, megjithatë policia nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Nuk ka ndonjë verifikim zyrtar të identitetit të këtij burri.

Gjithsesi, kryeministri Ranil Wickremesinghe tha në një konferencë për shtyp se personi në fjalë është një i dyshuar.

Videoja, e marrë nga kanali privat “Siyatha News” i Sri-Lankas është marrë pak para prej një prej shpërthimeve që vrau mbi 50 vetë dhe thuajse e shpërtheu çatinë e kishës “Shën Sebastiani”, e cila ishte një prej vendeve ku u vunë bombat. Mbi 330 vetë kanë vdekur dhe rreth 500 vetë janë lënduar.

Sulmi shënoi një ndër aktet më të dhunshme që nga lufta civile e vendit 10 vjet më parë.

Në një konferencë për shtyp të ministrave ditën e hënë u tha se sulmi u bë nga një lëvizje islamike  “National Thowheed Jamath” (NTJ).

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet.

Sipas policisë gjer më tani janë arrestuar rreth 40 të dyshuar që janë të gjithë vendas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy