Një tjetër aksident ndodhi pasditen e sotme në Kukës. Një automjet në të cilin po udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe si pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës në rrugë, mjeti tip”Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
I plagosuri shtetasi Xh.H, 34 vjeç është dërguar në spitalin e Traumes ne gjendje të rënde, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.



