Tmerret e burgjeve brutale të emigrantëve të Libisë (FOTO)

Tmerret e burgjeve brutale të emigrantëve të Libisë (FOTO)

Ata paguanin kontrabandistët për t'i sjellë në Evropë, por u kapën nga rojet bregdetare të Libisë dhe përfunduan në qendrat e paraburgimit. Emigrantët afrikanë tregojnë për rrahjen, etjen dhe dëshpërimin brenda burgut.

Në një sallë të madhe burgu ka 744 burra, gra dhe fëmijë që flenë së bashku. Ata i fshehin celularët në të gjitha llojet e vendeve të pazakonta, duke shpresuar se mos ndonjë gazetar interesohet për situatën e tyre. Një muaj më parë ata filmuan veten duke bërë thirrje për ndihmë. Në videon e tyre, që u bë virale, qindra njerëz të dobët si skelet janë parë duke ngritur duart dhe duke bërtitur në shenjë proteste. Në përgjigje, kujdestari i burgut u tha se do t'u konfiskonte telefonat. Ai u hoqi ujin, i mbylli në një sallë dhe tashmë është bërë një muaj që nuk e kanë parë dritën e ditës.

Qindra të burgosur u kapën gjatë përpjekjeve për të ikur nga Afrika për në Evropë dhe u gjendën në burgun famëkeq Zintan. Videot e tyre janë të shumta. Njëri prej tyre tregon një grumbull mbeturine të një metër të lartë në fund të dhomës.

Njerëzit po vdesin nga tuberkulozi. Drejtori kufizon hyrjen e grupeve të ndihmës dhe të burgosurit nuk furnizohen rregullisht me ilaçe. Gjatë gjashtë muajve të fundit 22 vetë kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet.

Furnizimi me ujë nuk është i rregullt, madje në një rast e fikur atë për katër ditë rresht. Të burgosurit ishin aq të dëshpëruar për ujë, sa raportojnë se kanë pirë ujë tualeti. /Sipas Haaretz/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy