PS: Armando Prengën e përjashtuam s’kemi punë me të

PS: Armando Prengën e përjashtuam s’kemi punë me të

Partia Socialiste nuk mban asnjë përgjegjësi për Armando Prengën në Kuvend pasi ky deputet është përjashtuar nga kjo parti. Kjo është deklarata e deputetit socialist, Alfred Peza i cili reagoi pas akuzave të opozitës për mazhorancën lidhur me kthimin në Kuvend të deputetit të akuzuar për plagosje me armë zjarri. 

 

Peza tha se PS nuk priti as Prokurorinë, as Gjykatën për ta përjashtuar deputetin ndërkohë që Partia Demokratike të ndaluarit dhe të dënuarit e radhëve të saj për korrupsion i ka shpallur të persekutuar politikë.

 

Në emër të PS-së, Peza, theksoi se është opozita ajo që po pengon reformën në drejtësi e cila do të bëntë të mundur edhe largimin nga kuvendi të deputetëve me të shkuar kriminale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy