Ndalohet në Rinas shtetasi grek, ja çfarë kishte fshehur në trup

Ndalohet në Rinas shtetasi grek, ja çfarë kishte fshehur në trup

Një shtetas grek është ndaluar në Rinas paraditen e së dielës për shkak se tentoi të linte Shqipërinë duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

“BalkanWeb” mëson se shtetasi me inicialet Ch.I, i moshës 50-vjeç dhe me banim në Greqi, kishte fshehur në trup shumë të madhe eurosh, të cilat më parë nuk i kishte deklaruar në doganë.

Zbulimi i parave të fshehura në trup, u bë pas një kontrolli fizik që shtetasit grek iu bë në pikën dalëse të aeroportit të Rinasit, të cilat i janë bllokuar në cilësinë e provës material ndërkohë që çështja i ka kaluar për hetime Prokurorisë së Tiranës.

Kjo për shkak se siç mëson “BalkanWeb” shtetasi grek mësohet të ketë refuzuar të japë detaje lidhur me origjinën e këtyre parave që po tentonte t’i çonte drejt Greqisë në mënyrë të jashtëligjshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë, po në Rinas u ndalua një shtetas grek, me profesion inxhinier, i cili mbante me vete me një pajisje përgjimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy