Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Pas-mesditës dhe në vijim, priten vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.



