Dhomat e Avokatisë vendosën dje zgjatjen pa afat të bojkotit të seancave gjyqësore, poashtu u vendos që edhe masat e sigurisë të pezullohen për 10 ditë
Lidhur me këtë shkas dhe faktin se si do të vazhdojnë më tej këto bojkote, avokati Kujtim Cakrani, nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, u shpreh për edicionin e lajmeve në MCN tv, se në kohën kur protestohet për interesat e qytetarëve, ata nuk e kanë parë fare të udhët ti përkrahin në këtë rrugë.
Sipas Cakranit, ata janë braktisur qoftë nga qytetarët por edhe nga KLGJ, qeveria dhe grupet e interesit.
Une e kam thënë që jam kundër këtij bojkoti, sidomos për zgjatjen e tij, dhe i jam bindur shumicës dhe vazhdoj të jem në radhët e gjyqtarëve dhe avokatëve. Ne avokatët jemi pjesa fundore e gjithë kësaj historie, nëse harta gjyqësore është e vendosur nga KLG, natyrisht me Ministrinë e Drejtësisë, dhe kanë vendosur që në 12 qarë të vendit të jene 12 gjykata, ne si avokat kemi folur me grupet e interesit kemi këmbëngulur të mbeten 4 gjykata në 4 rajone të vendit, ne po protestojmë për qytetarët, ndërkohë që ata nuk janë solidarizuar fare me avokatët.
Duhet të ishin ata të parët dhe ne duhet tu prinim atyre, deri sot nuk kemi parë asnjë solidarizim më avokatët qoftë edhe nga ndonjë deputet zone, apo qytetarë, e them me indinjatë, sepse ne po marrim kosto të madhe morale dhe financiare dhe jemi të braktisur si nga qeveria, si nga KLGJ dhe veçmas nga qytetarët.
Për Cakranin, kjo protestë është e destinuar të dështojë.
Avokatët duhet të protestojnë për çështje tjera më madhore, që janë sinjikatve për punën e tyre të përditshme.
Ne mund të protestojmë, por avokatët nuk janë të unifikuar të gjithë mes vete në qëndrime dhe mendime të tyre sa i përket bojkotit. Avokatët janë të përçarë, disa prej tyre po shkojnë në seanca të masave paraprake, por më e rënda është se gjykatat dhe gjyqtarët po marri masa administrative ndaj mungesës së avokatëve.
Ne duhet të kishim zbutur qëndrimin tonë dhe duhet të kishim afruar një zgjidhje KLGJ për kërkesat tona, që nuk janë tonat, por të komunitetit që do u mbyllen gjykatat. Mua më duket protesta ka për të dështuar dhe nuk do të zgjidhim gjë dhe nuk do ti dalim në krye kësaj rruge që kemi nisur.



