Një incident ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Një automjet ka hyrë me shpejtësi brenda në shesh, pasi ka thyer barrierat dhe është drejtuar drejt turmës
Në këto momente një person, Klodian Elqeni, ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën duke ndaluar që drejtuesi i automjetit të ecte më tej.
“Hyri me shpejtësi dhe po vinte drejt njerëzve. Dhe në këtë moment ndërhyra. Kjo më bëri që të ndërhyra për të neutralizuar situatën. Nuk e mendova jetën tim, kisha frikë që të mos dëmtohej askush”, thotë Klodiani për mediat.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa sipas raportimeve personi ka qenë nën efektin e alkoolit ose drogës, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Momenti i arrestimit



