Papa: Rama fjalor ordiner, ka kohë që i është shuar kandili. Ambasada amerikane s’duhet të mbajë anë në zgjedhje (VIDEO)

Papa: Rama fjalor ordiner, ka kohë që i është shuar kandili. Ambasada amerikane s’duhet të mbajë anë në zgjedhje (VIDEO)

Autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, thotë se më 14 maj nuk janë zgjedhje politike por lokale dhe se Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike të “Vulës” me çdo matematikë qoftë edhe kineze, nuk ka asnjë shans të fitojë.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se e vetmja gjë që kandidati i Enkelejd Alibeaj mund të bënte është të kërkonte që të votohet për këshilltarët e tij dhe me këta këshilltarë, të pretendonte se mund të bllokonte ndërtime apo çështje të ndryshme në bashki.

Sipas tij, Kryeministri në Shqipëri është shumë i fuqishëm, përdor taksat e shtetit dhe makinerinë e madhe dhe del në fushatë.

Ose ka frikë për largimin nga pushteti dhe kërkon që të nxisë sa më shumë vota, ose është jashtë realitetit tërësisht. Nuk mund të flasësh në 2023 gomar ti e gomar unë, një djalë i lindur në Tiranë.

Nuk mund të ofendosh shqiptarët kështu. Ka djem e vajza atje me master. Zotëria për vizatim është diplomuar, nuk ka investuar në shkollim pas 1990.

Fjalim të këtij niveli nuk e ka pasur pas Hekuran Isai ose koha e partisë që ai drejton sot. Me matematikë LSI+PD janë më e shumë se PS. Është fakt.

Rama është bërë Kryeministër nga Meta, Veliaj është bërë kryebashkiak nga Meta. Meta ka shkuar te Berisha. Tani a do të vidhen votat, nuk e di. Ramës ka kohë që kandili i është shuar.

Është person nën hetim në Amerikë na ka turpëruar me aleatin tonë më të madh dhe ka pushtet që nga 1997. Jo rastësisht është zgjedhur nga sekti i ish-Partisë së Punës, por po sfidohet nga një 80-vjeçar që del 80 vite dritë më shumë se ai.

Tallava për dikë që jeton jashtë si unë, është e papranueshme. Kë ke parë jashtë të dalë njeri si Rama në fushatë. Ku? Në Nigeri, në Bangladesh? Në vendet perëndimore nuk flitet me atë fjalor.

Ul administratën e ke tejet të fryrë. Dakord minimumi i orës së punës do bazohet në ekonomi. Dhe aq më tepër nuk ndodh kjo kur ka fushatë.

Duket që ky po shfrytëzon karrigen që ka përdorur dikur Mehmet Shehu.

Lidhur me tre bashkitë kryesore të synuara nga opozita, Tirana, Durrësi dhe Elbasani, Papa tha se në Tiranë, Veliaj erdhi me Metën, ndërsa tani Meta është me Berishën.

Për Belind Këlliçcin deklaroi është vite dritë ndryshim nga kandidati i Partisë Socialiste dhe shanset mundësitë janë.

Durrësi ka qenë gjithnjë i PD, e mori e majta. Rama synon dhe Shkodrën dhe gjuha që thotë do japë projekte nëse fitojnë ata të mitë, është çështje për SPAK. Shkelje e të gjitha ligjeve.

Kryeministri duhet ndaluar të dalë në fushatë për zgjedhjet vendore. Ai të mbyt, ka televizionet me vete, ka buxhetin dhe çfarë thotë? Fjalor ordiner.

Sa i takon qëndrimit të ambasadës amerikane, shtoi se ambasada e ka të ndaluar me ligj që një ambasadore të ngatërrohet me situatën politike në çdo vend.

Zonja ambasadore nuk e ka këtë të drejtë, e ka shkelur protokollin. Për mua është e pashpjegueshme që të merren edhe me zgjedhjet vendore.

Si shqiptaro-amerikan më vjen keq që ambasada e vendit tim të mbajë anë. Duhet të jenë vëzhgues, të shikojnë që kriminelë janë në parlament, dalin në ekrane. Kjo do të na ndihmonte.

Edhe për non gratën nuk na kanë afruar ndonjë dosje që të shohim çfarë ka ndodhur. Po qe puna për korrupsion, korrupsioni është dhe nga ana e Ramës, që është nën hetim nga drejtësia amerikane.

Amerikanët presin, nuk ka pse të mbajnë anë. Se fundi i fundit janë zgjedhje vendore. Frikësohet se Berisha do marrë shumë vota, janë shqiptarët që vendosin.

Nuk vendos as Yuri Kim që është në ikje, se është emëruar ambasadori tjetër. Kemi një diplomaci reale që nuk duhet të ndërhyjnë kaq haptaz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy