Gjyqi ndaj Prengës, Prokuroria paraqet provat e krimit

Gjyqi ndaj Prengës, Prokuroria paraqet provat e krimit

Gjykata e Lartë shqyrtoi procesin në ngarkim të deputetit socialist i cili akuzohet për plagosje me armë zjarri, armëmbajtje pa leje dhe për kasnosje me armë

 

Prokuroria e krimeve të rënda ka paraqitur prova kundër deputetit socialist, Armando Prenga lidhur me konfliktin me armë që ai pati pak muaj më parë me familjen Cali. Në Gjykatën e Lartë u zhvillua sot seanca e radhës ndaj deputetit Armando Prenga.

 

“Është e vërtetuar se i pandehuri ka patur edhe një armë pa leje”, thekson Prokuroria. Gjykata e lartë vendosi sot që në seancën e ardhshme që do të zhvillohet më 21 Mars, të nisë pyetja e dëshmitarëve. Gjithashtu kjo gjykatë vendosi pak ditë më parë të ulë masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për deputetin Armando Prenga.

 

Prenga akuzohet për tre plagosje të lehta dhe për katër kanosje me armë ndaj pjestarëve të familjes Cali. Në shtatorin e vitit që shkoi, deputeti socilaist Armando Prenga u përplas me armë me familjen Cali në Patok, për shkak të mosmarrëveshjeve për Lagunën e Patokut. Për shkak të mosmarrëveshjeve, Armando Prenga, qëlloi me armë zjarri në ambjentet e Komisariatit të Kurbinit, në momentin kur ishin duke denoncuar në polici pjestarët e familjes Cali. Gjatë përplasjes u plagosen tre pjestarë të kësaj familjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy